Sheqerinska: Qytetarët do të kenë mundësinë e dytë

Maqedonia

Sheqerinska: Qytetarët do të kenë mundësinë e dytë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:15
Radmilla Sheqerinska

Zv. kryeministrja dhe ministrja për mbrojtje të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska në intervistë për televizionin grek “Sky” tha se në kuadër të votimit të qytetarëve që votuan “për” në BE dhe NATO dhe marrëveshjes, të cilët nuk janë vetëm mbështetësitë e tyre, do të kenë mundësinë e dytë, që të të dërgojnë një mesazh të ri.

“Njerëzit të cilët votuan për BE dhe NATO dhe për marrëveshjen nuk janë vetëm mbështetësit tanë. Dëshirojnë të shikojnë perspektivën për vendin dhe për këtë që po shikoni këto ditë është se edhe për shkak të një “për” të fortë opozita ndoshta do të përpiqet ta bllokojë këtë mundësi. Nëse ndodh kjo, me të vërtet besoj se të gjithë këta njerëzit do të mundohen që ta marrin këtë mundësi të dytë përsëri që ta kthejnë mesazhin, duke formuar shumicën e cila me të vërtet do të shkojë përpara. Në politikë nuk ekzistojnë baste të sigurta”, tha Sheqerinska.

Sheqerinska tregoj edhe hapat e mëtejshëm pas referendumit, ku tha se kjo përbërje, më shumë për 10 ditë, do të bisedojë me deputetët dhe partitë politike që të shikohet se a ekzistojnë mundësitë reale për shumicën e dy të tretave. Në atë rast, siç tha, nuk do të humbet kohë, sepse merren parasysh edhe kufijtë e afërt të marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat