Deri tani në KSHZ janë ngritur gjashtë ankesa për referendumin

Maqedonia

Deri tani në KSHZ janë ngritur gjashtë ankesa për referendumin

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Deri më tani, KSHZ ka pranuar gjashtë ankesa rreth procedurës për votim, tabelimin dhe përcaktimin e rezultateve për referendumin çka u mbajt ditë e diel më 30 shtator.

Ankesat kanë të bëjnë me qendrat e votimit në Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa njëra prej tyre kërkon të ndërhyj në të gjithë materialin nga votimi.

Afati për ngritjen e ankesave skadon në orën 22:00.

Sipas informatave të KSHZ-së, dy nga ankesat kanë të bëjnë me një vendvotim në Kumanovë dhe janë të të njëjta në përmbajtje. Një nga vëzhguesit në këtë qendër votimi paraqiti këto dy ankesa identike në të cilat ai pretendonte se kryetari i bordit zgjedhor kishte abuzuar me detyrën e tij me korrigjimet në procesverbalin e votimit.

Katër ankesat tjera janë ngritur nga Todor Petrov dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Todor Petrov në njërën nga kërkesat kërkon që të rishikohen të gjitha materialet e votimit në referendum.

Ndërsa njëra ankesë ka të bëjë me vendvotimin në Vinicë, ku siç thuhet në ankesë, mungojnë shtatë nga listat e pa përdorura të votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat