“Vota ‘për’ është numër i madh dhe kjo i jep Zaevit përfitim të madh politik”

Maqedonia

“Vota ‘për’ është numër i madh dhe kjo i jep Zaevit përfitim të madh politik”

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:13
Nikos Xydakis

Euro portali “Euroaktiva” përcjell deklaratën e Nikos Xydakis, “deputet me ndikim” nga Syriza, siç thotë botuesi i tekstit.

Në intervistë për “Euroaktiv”, Xydakis vlerësoi edhe për mos arritjes së censusit të referendumit, kryeministri Zoran Zaev ka “ka përfitime kyçe” sepse mbi 600 mijë votues dolën të votojnë, ndërsa mbi 90 për qind votuan për mbështetjen e marrëveshjes.

“Vota “për” është numër i madh dhe i jep Zaevit përfitime të mëdha politike. Numrat kanë mundur të jenë më të mëdhaja, por Zaev tani ka një tavolinë kritike që të ndihmohet që të dërgohet marrëveshja në Kuvend dhe të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese të parapara me marrëveshjen e Prespës”, tha Xydakis.

I pyetur se a mendon se Zaev do të mund ta bind opozitën që ta mbështes, deputeti tha se është e mundur në atë se tani rezistenca e opozitës është më e vogël nga ajo më herët.

“Zaevit i mungojnë 11 vota, ndryshe mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në atë rast 500 mijë votues të cilat janë për BE dhe NATO do të shkojnë për Zaevin”, vlerëson Xydakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat