OBRM-PDUKM kërkon ndryshimin e Prokurorit Publik, për LSDM-në kjo është kërkesë për amnisti

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon ndryshimin e Prokurorit Publik, për LSDM-në kjo është kërkesë për amnisti

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:18
Ljubomir Joveskin

OBRM-PDUKM sot ka kërkuar që të ndryshohet Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, Ljubomir Joveskin, duke thënë se “Prokuroria Publike duhet të tërhiqet nga krahët e Zaevit dhe nga klani kriminal dhe konkretisht të filloj funksionimin e saj për të cilën është e autorizuar, a ajo është ndjekja e krimit”.

“Për ditën e votimit theksuar parregullsitë e shumta, të argumentuara dhe me dëshmitë thyerjes zgjedhore, përfaqësimit të rremë, keqpërdorimin e numrave të telefonit, call qendra të LSDM-së, pastaj dyshime bazë për mbushjen e kutive, rezultate të rrejshme, dhunë ndaj vëzhguesve, ndërsa nga Prokurori Publik Joveski nuk ka zë. OBRM-PDUKM në vazhdimësi po ngre padi penale kundër veprave penale në zgjedhje, ndaj të cilave Prokuroria Publike vetëm përmes detyrës zyrtare vetë duhet të ngre padi penale. Por Prokurorin Publik nuk e kemi. Të gjitha parregullsitë në lidhje me referendumin të gjitha gjurmët për zgjedhjet kriminale duhet të hetohen. Por për këtë duhet një Prokuror Publik i ri me propozim të opozitës. Duhet ndryshim i shpejtë i Prokurorit Publik”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga LSDM kanë reaguar ndaj kësaj kërkese duke thënë se “kjo është kërkesë për amnisti për krimin e Nikolla Gruevskit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat