OSBE dënoi cicërimën kërcënuese ndaj gazetares Hopkins

Maqedonia

OSBE dënoi cicërimën kërcënuese ndaj gazetares Hopkins

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:46
Harlem Dezir

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave në mënyrë të ashpër e dënoi cicërimën e Cvetin Çilimanov drejtuar korrespondentes së “Financial Times”, Valerie Hopkins, e cila mbulonte referendumin në Maqedoni.

“Cicërime kërcënuese e Cvetin Çilimanov ndaj Velery Hopkins është e turpshme dhe e papranueshme. Të gjithë kërcënimet ndaj gazetarëve, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare janë të papërgjegjshme. Çilimanov duhet menjëherë ta heq cicërimën”, shkroi Harlem Dezir në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat