“Kathimerini”: Rusia mund ta bllokojë marrëveshjen për emrin në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Maqedonia

“Kathimerini”: Rusia mund ta bllokojë marrëveshjen për emrin në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Derisa kryeministri Zoran Zaev po lufton që të marr mbështetje politike për marrëveshjen me Greqinë, e cila ditën e diel mori mbështetje të ulët në referendum, liderët perëndimor shprehën mbështetje për marrëveshjen, ndërsa Mickoski paralajmëroi se mund të bllokohet marrëveshja në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, njofton gazeta greke “Kathimerini”, edhe pse nuk dha sqarim se si mund të ndodh zbatohet kjo mbi një marrëveshjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh.

“Ministria për Punë të Jashtme, theksoi se dalja e ulët në referendum e bëri të pavlefshëm rezultatin dhe të pa rëndësishëm, duke shtuar se konkluzionet e bisedimeve në mes Athinës dhe Shkupit do të mund të përfundojnë në Këshillin për Siguri në OKB”, shkruan “Kathimerini”.

Zaev duhet të marr gjej mbështetjen edhe të 10 deputetëve që t’i arrij 80 deputetët e nevojshëm për të shtyrë marrëveshjen për emrin në Kuvendin e Maqedonisë dhe të hap rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s. Por, rezistenca e partisë opozitare kundër marrëveshjes është e fort, shkruan “Kathimerini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat