Mospajtime mes Zaevit dhe Ahmetit?

Maqedonia

Mospajtime mes Zaevit dhe Ahmetit?

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:19
Ahmeti dhe Zaev

Zhvillimet pas referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe qëndrime të ndryshme nga LSDM dhe BDI, si dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka bërë të qartë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të nëntorit të këtij viti.

Kjo është theksuar edhe nga një funksionar i kësaj partie, i cili përmes portalit plusinfo.mk paralajmëroi zgjedhje të reja dhe tha se lideri partiak dhe kryeministër i vendit Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për ta bindur për ta votuar në Kuvend Marrëveshjen e emrit që duhet bërë me amendamente në Kushtetutën e Maqedonisë.

Në anën tjetër, nga Bashkimi Dermokratik për Integrim theksojnë se duhet shqyrtuar mundësinë e negociatave me VMRO-DPMNE për të gjetur numrin e caktuar të deputetëve për të votuar ndryshimet, për shkak se zgjedhjet do të jenë bllokim dhe humbje kohe. Nga partia e Ali Ahmetit tashmë kanë propozuar edhe opsionin e votimit të fshehtë të deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Ahmeti dhe Zaev pas referendumit janë dëgjuar vetëm nëpërmjet telefonit, por së shpejti do të ketë takim kokë më kokë, ndoshta sot ose nesër, që të bisedohen të gjitha opsionet e mundshme. Parndaj nuk ka njoftime eksluzive se ‘nuk do të ketë bisedime’, pasi ende nuk janë takuar partnerët e koalicionit”, theksoi zv/kryeministri për Integrime Evropiane Bujar Osmani në intervistën e mbrëmshme në “1tv” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat