MPJ e Turqisë: Ankaraja do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Maqedonisë

Maqedonia

MPJ e Turqisë: Ankaraja do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Maqedonisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë pas përfundimit të referendumit në Maqedoni ka shprehur mbështetje për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës.

Nga MPJ e Turqisë thonë se Ankaraja do të vazhdojë ta mbështesë prosperitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe anëtarësimin e shtetit në NATO dhe BE.

“Turqia e njeh Maqedoninë me emrin kushtetues prej pavarësimit. Si deri tani do të vazhdojmë ta mbështesim Maqedoninë mike, prosperitetin e saj dhe sigurisë, si dhe anëtarësimin në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Turqisë.

Përveç MPJ-së së Turqisë mbështetje për marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të ditës së diel kanë shprehur edhe disa shtete tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat