Rasti “Tanku”, vendimi i gjykimit për Jankulloskën më tetë tetor

Maqedonia

Rasti “Tanku”, vendimi i gjykimit për Jankulloskën më tetë tetor

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:08
Jankulloska në gjykatë

Vendimi për procedurën e ndarë për Gordana Jankulloskën për lëndën “Tanku” do të merret më 8 tetor, deklaroi kryetarja e Këshillit të trupit gjykues, Dobrilla Kacarska, pas mbylljes së fjalëve të fundit.

Prokuroria, në fjalët përfundimtare kërkoi që Jankulloska të shpallet fajtore për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe komptencave, si dhe të paguaj shpenzimet së bashku me Popovskin dhe Gruevskin në shumën prej 313 mijë denarë.

Mbrojtja pas fjalëve përfundimtare tha se në procedurë është shkelur rëndë principi i barazisë së armëve. PSP nuk e ka kryer obligimin e saj, si dhe Gjyqi t’i marr parasysh si rrethanat rënduese të gradën e përgjegjësisë, ndërsa rrethanat lehtësuese në ndryshimin e gjendjes.

E akuzuara Jankulloska në fjalën përfundimtare tha se derisa ka vazhduar proceduara ajo është dashur të kujdeset për fëmijën e saja të vogël, si dhe janë publikuar në media në mënyrë joligjore pjesë të bisedave.

Në lëndën “Tanku” janë të dënuar edhe Nikolla Gruevski me dy vjet burg dhe Gjoko Popovski me 6.6 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat