Deskoska: Në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka propozime për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Deskoska: Në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka propozime për ndryshimet kushtetuese

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:10
Deskoska

Në Ministrinë e Drejtësisë për momentin nuk ka propozime për ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Deskoska tha se gjatë ditëve të ardhshme do të merren vendimet për procedurat tjera.

“Duhet të sillet vendim nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për ndryshimet kushtetuese do të sigurohet shumicë”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se fillimi i procedurës për përgatitjen e ndryshimeve në Kushtetutë nuk nënkupton menjëherë të fillohet me amendamente kushtetuese.

“Kur të shikohen hapat e ardhshëm do të arrihet marrëveshje në kuadër të qeverisë rreth asaj se cili institucion do të merr detyrë për të realizuar ndryshimet”, tha Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat