Takim i ministrit Mançevski me ambasadorin e ri të OSBE-së Koja

Maqedonia

Takim i ministrit Mançevski me ambasadorin e ri të OSBE-së Koja

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:26
Foto

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski sot u takua me shefin e sapoemëruar të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Mançevski informoi për ligjin e ri për shërbim të lartë menaxhues, me të cilin, siç theksoi, për herë të parë në Maqedoni do të definohen kritere të qarta për zgjedhje të udhëheqësve të institucioneve në vend.

“Në këtë mënyrë obligohemi që përmes një ligji të ri të konfirmojmë kritere të qarta për përzgjedhje të kuadrove udhëheqëse profesionale. Kjo ndoshta është një nga hapat më të rëndësishëm në procesin e profesionalizmit të administratës, që është një nga qëllimet kryesore të procesit të reformave në administratën publike. Kjo do të arrihet përmes zbatimit të përforcuar të parimeve të meritës, mundësi të barabarta dhe përfaqësimit të drejtë. Me këtë koncept, do të arrihet profesionalizëm në pozitat e larta drejtuese”, potencon ministri.

Ambasadori Koja e shprehi mbështetjen e Misionit të OSBE-së për aktivitetet lidhur me krijimin e platformës së re për komunikim, koordinim dhe bashkëpunim midis njësive organizative për menaxhim me burimet njerëzore, të organizuara në Rrjetin e njësive organizative për menaxhim me burimet njerëzore të institucioneve nga sektori publik.

Siç kumtoi Ministria, në bashkëpunim me OSBE-në, do të përforcohen kapacitetet e burimeve njerëzore në administratë, si dhe sigurimin e parakushteve për komunikim të rregullt mes të punësuarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat