Danev: Nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Danev: Nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:03
Dragan Danev ndryshimet

Sonte deputeti i OBRM-PDUKM-së Dragan Danev para fillimit të Komitetit Ekzekutiv të partisë tha se “menjëherë pas mbarimit të ditës së referendumi unë e thash qëndrimin tim personal se për mua ky proces ka mbaruar, se vullneti i qytetarëve ishte i qartë dhe decid gjatë kohës së referendumit.

Ai konfirmoi se censusi nuk ka dhe se nuk janë plotësuar kushtet nga Kushtetuta për referendum të suksesshëm.

“Unë si deputet nuk do të votoj për votoj për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Danev.

Në pyetjen se çka nëse nuk ka votim të fshehtë, Danev tha se nëse ka votim të fshehtë ai nuk do të jetë i pranishëm.

Në pyetjen se a do të jetë e pranueshme opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se për këtë do të bisedohet në organet e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat