Kryesia e LSDM-së bisedon për hapat e ardhshëm pas referendumit

Maqedonia

Kryesia e LSDM-së bisedon për hapat e ardhshëm pas referendumit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:47
LSDM

Në zyrën e partisë maqedonase në pushtet LSDM sonte filloi seanca e Këshillit Ekzekutiv të partisë.

Në mbledhje të pranishëm janë e gjithë kryesia e udhëhequr nga kryeministri dhe kryetari i partisë Zoran Zaev, minstrat Radmilla Sheqerinksa, Dragan Tevdovski, Goran Sugareski, Ljupço Nikolloski, kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov, dhe kryetari i KOmunës së Karposhit Stefan Bogov, ministri i Diasporës Edmond Ademi dhe deputetët dhe anëtarë tjerë të Këshillit Ekzekutiv.

Nga partia thonë se bëhet fjalë për mbledhje të zakonshme të partisë dhe se një pjesë e temave do të jetë gjendja aktuale në vend pas referendumi që u mbajt më të dielën.

Para fillimit të mbledhjes asnjë anëtar nga anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së nuk dëshironte të jep deklaratë për mediat, dhe nuk ka informacione se pas mbarimit të mbledhjes ndonjë do të jep deklaratë para gazetarëve, ose informacionet për mbledhjen do të thuhet përmes kumtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat