Mickoski: Po zgjedhjeve, por fillimisht të plotësohen disa kushte

Maqedonia

Mickoski: Po zgjedhjeve, por fillimisht të plotësohen disa kushte

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:04
Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski pranon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por sipas tij, fillimisht të bëhet hetim për disa çështje. Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme në çdo moment për zgjedhje të parakohshme, por fillimisht duhet të hetohen të gjitha parregullsitë në lidhje me referendumin, por edhe Prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës.

Ai ka shtuar se që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, duhet të vlejnë të njejtat kushte për VMRO-DPMNE-në sot, sikur i kishte LSDM-ja nga marrëveshja e Përzhinos.

“Ne i caktojmë kushtet, ndërsa kjo don të thotë, të njejtat kushte që i kishte LSDM-ja për zgjedhjet e vitit 2016 kur ishte opozitë”, ka thënë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat