Takimi i dytë i Komisionit të përbashkët të ekspertëve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Takimi i dytë i Komisionit të përbashkët të ekspertëve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:07
Flamuri bullgar dhe maqedon

Takimi i dytë i Komisionit të përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i formuar në pajtueshmëri me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, pritet që anëtarët e Komisionit, në pajtueshmëri të metodologjisë dhe parimeve të dakorduara të punës, të këmbejnë mendime lidhur me përmbajtjet mësimore në proceset arsimore në të dy vendet, si dhe mundësitë për shënim të përbashkët të disa ngjarjeve dhe personaliteteve historike.

Takimi i parë i komisionit u mbajt më 2 dhe 3 korrik në Sofje në të cilin u shqyrtuan dhe konfirmuan parimet dhe metodologjia për punë të Komisionit, në pajtueshmëri të parimeve për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bazueshmëri akademike, si dhe përvojat e deritanishme pozitive evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat