“Dyert e hapura drejtë BE-së, e rrisin interesimin e biznesmenëve finlandez”

Maqedonia

“Dyert e hapura drejtë BE-së, e rrisin interesimin e biznesmenëve finlandez”

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:45
Kreshnik Bekteshi

Dyert e hapura drejtë BE-së e rrissin interesimin e biznesmenëve finlandez për bashkëpunim ekonomik me Maqedoninë, deklaroi ministri për i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në biznes forumin me temë: “Doing Business with Finland”, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Finlandës me ulëse në Republikën e Serbisë.

Sipas Bekteshit, ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit, me vetë faktin se shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në mes të dyja vendeve është relativisht e vogël dhe se gjatë periudhës 2015-2017 lëviz në mes 9.1 dhe 16.8 milionë euro.

Sipas ministrit gëzon fakti rritja e turistëve nga Finlanda që vijnë në Maqedoni, e cila këtë gjysmë viti arrin në 48 për qind për dallim nga periudha e më hershme.

Finlanda është një nga vendet udhëheqëse në botë në shumë industri dhe është e njohur për një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe të leverdishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat