Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë me progres më të madh në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë me progres më të madh në Ballkanin Perëndimor

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:42
Banka Botërore

“Ekonomia e Maqedonisë në mënyrë të konsiderueshme është rikuperuar në vitin 2017 dhe shihen lëvizje pozitive të mbështetura prej investimeve private dhe konsumit. Pritet gjatë këtij viti ekonomia të shënojë rritje prej 2,5 për qind, vitin e ardhshëm 2,9 për qind dhe vitin 2020 3,2 për qind. Për pritjet e këtilla mund të ndikojë shkelja e procesit reformues nën ndikimin e cikleve zgjedhore dhe mosplotësimin e konsolidimit fiskal”.

Ky është vlerësimi i Bankës Botërore në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin perëndimor, që sot u prezantua në Zyrën e këtij institucioni ndërkombëtar financiar në Shkup.

“Maqedonia e shënoi progresin më të madh prej gjashtë vendeve ballkanike nga viti i kaluar. Deri në vitin 2020 pritet rritje më graduale, megjithatë ndjeshmëria e supozimeve për pasqyrën tonë është përshpejtimi i procesit të inkuadrimit në BE dhe momenti i ruajtur i reformave”, tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaneli, duke shtuar se do t’i ndjek gjendjet dhe do t’i marrin parasysh gjatë projeksioneve të ardhshme.

Ai shpreson se nëse ka paqëndrueshmëri politike dhe pasiguri dhe nëse ky ka një ndikim minimal që do të shoqërohet nga përshpejtimi i proceseve të reformës atëherë Maqedonia do të mbetet në rrugën e rritjes pozitive.

Banka Botërore rekomandon reformë strukturore të fokusuar në krijimin e rrethimit për sektor privat produktiv dhe me konkurrencë, ndërsa nga ana tjetër investim në kapitalin njerëzor.

Banka Botërore pret se borxhi publik këtë vit do të jetë deri në 50 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat