Tzanakopoulos: Dëmi do të jetë i madh nëse humbet kjo mundësi

Maqedonia

Tzanakopoulos: Dëmi do të jetë i madh nëse humbet kjo mundësi

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:21
Dimitris Tzanakopoulos

Qeveria greke me kujdes ndjek se çka po ndodh në vendin fqinjë dhe i mbështet përpjekjet për të gjithë procesin që të shkoj përpara, sepse do të jetë dëm i madh nëse humbet kjo mundësi, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos në intervistën për “Sto kokino”.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, Tzanakopoulos përsëriti se nuk dëshiron t’i komentojë politikat e brendshme çka ndodhin në Maqedoni, por sqaroi se “Zaev ka deklaruar se nuk do të heq dorë nga përpjekjet që marrëveshja e Prespës të hy në fuqi”.

“Ajo çka na ka ngelur të shikojmë është periudha kohore për përmbushjen e kushteve bazë, gjegjësisht rishikimi i Kushtetutës çka është kushti bazë e palës greke që të vazhdojë ratifikimi i marrëveshjes dhe të hyj në fuqi”, tha Tzanakopoulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat