Konfiskohet sasi e madhe e drogës në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje të Maqedonisë

Maqedonia

Konfiskohet sasi e madhe e drogës në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje të Maqedonisë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Në kalimin kufitar “Bogorodica” për dalje nga Maqedonia, gjatë ditës së djeshme është konfiskuar një sasi e madhe e lëndëve narkotike, gjegjësisht marihuanë dhe hashash.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë sot në konferencë për shtyp njoftuan se droga ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 është kryer aksion nga ana e inspektorëve doganor, të cilat kanë konfiskuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Në kalimin kufitar në Bogorodicë, një makinë me targa të Shqipërisë e drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtarja A.J – të dy nga Shqipëria, është paraqitur për kontroll. Dy personat në drejtori nuk kanë paraqitur asgjë për doganë, por nga ana e inspektorëve është kryer kontrolle dhe janë gjetur 49 qese me marihuanë (35 kilogram) dhe 9.5 kilogram hashash”, thanë nga Drejtoria e Doganave.

Ata gjithashtu njoftuan se ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal për veprën “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat