Nxënësit e Prespës mbeten pa transport, nuk ndjekin mësimin në Manastir

Maqedonia

Nxënësit e Prespës mbeten pa transport, nuk ndjekin mësimin në Manastir

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Rreth 150 nxënës të shkollave të mesme nga Prespa, të cilët arsimin e tyre e kanë vazhduar në Manastir, sot për të dytën ditë nuk kanë udhëtuar për në shkollë, për shkak të mospasjes së transportit.

Nxënësit nga fshatrat Jankovec dhe Zllatari me këtë problem ballafaqohen që nga fillimi i vitit shkollor, pasi transporti nuk është ju është paguar dhe kanë udhëtuar me vetëfinancim.

Transportin për këto nxënës duhet ta sigurojë Komuna e Manastirit, me mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa shkollat e mesme dhe fillore në Manastir për momentin kanë borxhe prej 47.700.000 denarë ose mbi 770 mijë euro, për mospagesë të shërbimeve lidhur me transportin e organizuar të nxënësve.

Sektori për marrëdhënie me publikun në Komunën e Manastirit thotë se një pjesë e borxhit është kthyer, por mbetet akoma i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat