LSDM: Kryesisë së OBRM-PDUKM-së ju intereson vetëm mbrojtja e kriminalitetit të Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Kryesisë së OBRM-PDUKM-së ju intereson vetëm mbrojtja e kriminalitetit të Gruevskit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:59
LSDM

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “Kreu i OBRM-PDUKM-së vazhdon të shpik kërkesa jologjike që kanë për qëllim ta kthejnë amnistinë për Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij’.

“Është e qartë se kryesia e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski tregon se i intereson vetëm amnistia për kriminalitetet e bëra gjatë kohës së qeverisjes 11 vjeçare të shtetit”, thonë nga LSDM duke shtuar se Mickoski dhe kryesia e OBRM-PDUKM-së duhet ta dinë se amnisti nuk do të ketë për asnjërin.

Sipas LSDM-së, Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja duhet të tregojnë se a janë për NATO dhe BE.

“Nëse me të vërtetë janë për BE dhe NATO, Mickoski do t’u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta respektojnë vullnetin e mbi 600 mijë qytetarëve dhe t’i përkrahin proceset në Kuvend të cilët çojnë në anëtarësim të plotë në dy aleancat botërore më të mëdha”, kumtojnë nga LSDM.

Në vend të kërkesave të palogjikshme, sipas partisë maqedonase në pushtet LSDM, që çojnë në amnistinë për Gruevskit, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të tregojnë përgjegjësi dhe ta respektojnë vullnetin e shprehur të shumicës për të ardhmen në BE dhe NATO.

“Nëse OBRM-PDUKM-ja vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme, nëse në secilën mënyrë përpiqet ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë, atëherë hapi i ardhshëm logjik janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare menjëherë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Mickoski dhe kryesia e kësaj partie nuk do ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë dhe nuk mund të ikin nga vullneti i qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat