Ademi takohet me ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Gerberich

Maqedonia

Ademi takohet me ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Gerberich

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:08
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi u takua me ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Geberich.

Në takim u bisedua për reformat në përafrimin e sistemit arsimor të Maqedonisë drejt atij evropian.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ademi dhe Gerberich në takim mes tjerash biseduan edhe për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve dhe për aktivitetet tjera të përbashkëta në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën projektin për arsimit dual, që zbatohet në dy shkolla të mesme profesionale në Republikën e Maqedonisë dhe kanë shprehur gatishmëri që i njëjti do zgjerohet edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat