Todor Petrov akuzon shqiptarët për mbushje të kutive gjatë votimit për referendum

Maqedonia

Todor Petrov akuzon shqiptarët për mbushje të kutive gjatë votimit për referendum

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:28
Todor Petrov

Kongresi Botëror Maqedonas kërkon nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për të kryer një ekspertizë në listat e zgjedhësve në 22 vendet ku kryesisht jeton popullata shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Misioni vëzhgues SMK ka konstatuar se pjesëmarrja në referendum ishte 22 për qind, ndërsa numri deri më 36.9 për qind është për shkak të mbushjes së kutive nga bandat e armatosura dhe anëtarëve të partisë në vendbanimet ku shumica janë shqiptarë, turq, romë dhe maqedonasit të besimit islam” tha kryetari i KBM-së, Todor Petrov.

Ai tha se rezultati i referendumit për ndryshimin e emrit të shtetit i vlerëson për falsifikim.

“Në pajtim me nenin 19 nga Ligji për referendum, për të njëjtin vendim, me të njëjtën pyetje, Kuvendi nuk mund të votojë para kalimit të afatit prej dy vjet, nga dita e mbajtjes së referendumit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat