Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për Gruevskin, pritet të dërgohet në burgun e Shutkës

Maqedonia

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për Gruevskin, pritet të dërgohet në burgun e Shutkës

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:40
Nikolla Gruevski

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me burg për 2 vjet e gjysmë, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai është shpallur fajtor për ndikim të paligjshëm në shpërdorimin e fondeve të buxhetit publik.

“Ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski janë refuzuar si të pabaza, ndërkaq konfirmohet plotësisht vendimi i shkallës së parë”njoftuan nga Gjykata e Apelit.

Për vendimin e Gjykatës së apelit, Gruevski tha se është përndjekje politike.

Kjo është përndjekje politike klasike. Do t’i shfrytëzoj të gjitha të  drejtat juridike qe i kam në dispozicion. Këtu nuk ka nevojë për dëshmi, sepse ka shumë dëshmi për këtë rast. Sipas gjykatës, me fajësojnë se kam ndikuar te blihet veture ne te cilën është dashur të vozitem edhe unë, deklaroi ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Më konkretisht Gruevski fajësohet për presion ndaj zyrtarëve të ministrisë së brendshme të Maqedonisë në blerjen e një automjeti luksoz “Mercedez”, në vlerë prej 600 mijë eurove.
Si dëshmi për rastin e njohur Tanku janë marrë edhe përgjimet, në të cilat flasin Gruevski dhe Jankullovska.

“Në zgjedhjet lokale ne nuk do të bëjmë publike që do e marrim veturën, dhe do të aktrojmë se është i MPB-së, dhe do ta përdorni kur vjen ndonjë i huaj, kurse unë do ta përdor vetëm kur do të shkoj në rrugë, ose kur kam destinacione ku nuk më presin gazetarë.Nuk ka problem kryetarPër këtë shkak do ta mbajmë edhe veturën e vjetër  se do të kombinojmë. Atje ku më presin shumë gazetarë do të shkoj me veturën e vjetër. 

Nëse është rrugë më e gjatë, do të shkojë me të riun, dhe diku në fund të rrugës do të kaloj në veturën e vjetër. Do ta bëjmë kështu deri në zgjedhjet lokale, pas zgjedhjeve do ta bëjmë disi dhe do të publikojmë se e kemi marrë prej MPB-së, se kjo e vjetra do të mbush 20 vite“. pjesë nga dëshmitë ku flasin, Gruevski dhe Jankullovska.

I pyetur nëse ai mund të shpëtojë nga burgu duke pranuar një kompromis për çështjen e referendumit në kuvend, Gruevski tha se ai nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.Ndryshe, vendimi nuk hyn menjëherë në fuqi.Deri të hënën Gjykata penale do të duhet ta përgatis aktin udhëzues, duke pasur parasysh se Gjykata e tashmë shpalli vendimin. Por edhe pas kësaj mbrojtja e Gruevskit ka mundësi për ankesë deri te gjykata supreme për rishqyrtim të  e ligjshmërisë së gjykimit.  Kur të përfundojnë të gjitha këto procedura, Gruevski do të duhet të dërgohet në burgun e Shutkës, në të cilin vuajnë të dënuarit deri në 3 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat