Zaev në takim me ambasadorin e ri rus: Ka potencial për bashkëpunim mes dy vendeve

Maqedonia

Zaev në takim me ambasadorin e ri rus: Ka potencial për bashkëpunim mes dy vendeve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:54
Zoran Zaev dhe Sergei Bazdnikin

Potencialet e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe prodhim të ushqimit, si dhe interesimi i vendit tonë për zgjerimin dhe avancim të bashkëpunimit në fushën e energjetikës janë prioritetet të cilat kryeministri Zoran Zaev i ka veçuar në takimin e sotëm me ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, Sergei Bazdnikin.

Nga Qeveria njoftojnë se Zaev, i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit Bazdnikin dhe ka theksuar se pret edhe ai, si dhe paraardhësi i tij, të vazhdojë me sukses në kryerjen e punës së tij me përgjegjësi për avancimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

“Kryeministri Zaev dhe ambasadori Bazdnikin janë dakorduar se duhet të nxitet puna e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar për bashkëpunim tregtar-ekonomik që të realizohen potencialet serioze në këtë plan. Në takim është shfaqur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në planin e kulturës e cila edhe më tej mbetet lidhje e fuqishme midis të dyja vendeve, e ndërtuar në traditat dhe të lidhjeve të përbashkëta specifike kulturore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ata shtojnë se ambasadori Bazdnikin në takim ka theksuar se do t’i investojë të gjitha kapacitetet e tij dhe përvojën e deritanishme që të realizohen potencialet për bashkëpunim midis të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat