Aksident komunikacioni në Dellçevë, lëndohen tre persona

Maqedonia

Aksident komunikacioni në Dellçevë, lëndohen tre persona

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që sot rreth orës 18:40 ndodhi në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenica.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Dellçeva ka intervenuar në këtë aksident dhe tre persona e lënduar janë transferuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dellçevë.

Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer edhe policia, por prej atje informacione shtesë paralajmërojnë pas përfundimit të hetimeve.

Komunikacioni në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenica tek vendi “Batkova Çeshma” u ndërpre për disa orë për shkak të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat