Faktori ndërkombëtar kërkon të gjendet zgjidhje në Kuvend, të mos humbet kohë me zgjedhje - Bota Sot
Faktori ndërkombëtar kërkon të gjendet zgjidhje në Kuvend, të mos humbet kohë me zgjedhje

Maqedonia

Faktori ndërkombëtar kërkon të gjendet zgjidhje në Kuvend, të mos humbet kohë me zgjedhje

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:53
Zoran Zaev

Kaloi thuajse një javë nga mbajtja e referendumit në vend. Hyrja në NATO dhe anëtarësimi në BE i Maqedonisë është prioritet ku nuk heq dorë as qeveria, e as përfaqësues të shumtë ndërkombëtar. Në Maqedoni, siç cekin ata, nuk janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare por zbatim i marrëveshjes me Greqinë me sigurimin e dy të tretave në Kuvend.

Euro komisionari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johahnes Hahn përsëriti se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohet dy të tretat në Kuvend për t’u zbatuar marrëveshja me Greqinë. Në një deklaratë për gazetën austriake “Kurir”, Hahn tha se këtë mesazh tashmë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev.

“Zgjedhjet e reja do të jenë vetëm shtyrje e rrugës drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësim të IRJM-së në BE, që është planifikuar verën e ardhshme”, thotë Hahn.

Hahn thekson se nuk mund të thuhet se referendumi në ka qenë i suksesshëm.

“E papritur është që në referendum të fitohet përkrahja e 94%, por edhe të dalin vetëm 36.8% e votuesve, edhe atë për shkak se opozita ishte e suksesshme me bojkotimin”, thekson euro komisionari.

Sipas Hahn, Kuvendi mund të sigurojë shumicën prej dy të tretëve.

“Nevojite tetë ose nëntë vota nga opozita dhe kjo duhet të realizohet. Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO duke përfshirë edhe opozitën, patjetër e keni ta paguani çmimin për këtë zgjidhje. Bëhet fjalë për zgjidhje që është në interes të vendit, dhe jo në interes të parive politike dhe politikanëve”, ceku Hahn.

Ndërsa për deputetin e Bundestagut gjerman Maqedonia për momentin në periudhë vendosëse pas referendumit. Sipas tij, duhet të sillet vendim për të ardhmen e shteti dhe se ka ardhur koha kur opozita dhe Qeveria duhet të përpiqen të gjejnë zgjidhje politike të përbashkët.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë për deputetë tjerë, por bëhet fjalë për atë të arrihet më e mira për shtetin.

“Nëse jemi të sinqertë, duhet të themi se mundësi të këtilla nuk do të ketë nëse nuk arrihet marrëveshje. Ky është vendim i popullit maqedonas i vendim që duhet ta sjell Kuvendi i Maqedonisë”, theksoi Fray.

Përfaqësuesi i fondacionit “Konrad Adenauer” në Maqedoni, Johahnes Rai konsideron se pas referendumit nuk janë të nevojshme zgjedhje të reja po se regjistrim i popullsisë dhe listë zgjedhore të pastruar.

“Më falni që duhet ta them këtë, por është e çuditshme kur as Kryetari i Kuvendit nuk mund të gjindet në Listën Zgjedhore dhe nuk mund të votojë në referendum”, thotë Rai.

Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich i bëri thirrje opozitës të mos bllokojë procesin dhe të gjindet zgjidhje në Kuvend. Ai personalisht tha se shpreson se opozita do të përfshihet në procesin dhe nuk do ta largojë vendin nga BE dhe NATO.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor, Dimitris Tzanakopoulos mbrëmë në një intervisë tha se marrëveshja e Prespës mbetet e gjallë.

“Të dyja palët, edhe Ish Republika Jugosllave e Republikës së Maqedonisë dhe Greqia, janë të vendosura të luftojnë që marrëveshja të hyjë në fuqi”, tha Tzanakopoulos.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, përëri në intervistë dhënë për referendum, përsëriti se partitë politike në qeveri nuk dëshirojnë zgjedhje, por nëse opozita përpiqet të ndalojë të ardhmen e shtetit drejt BE-së dhe NATO-s për shkak të kalkulimeve personale, atëherë do të jenë të detyruar të shkojnë në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera