OBRM-PDUKM: LSDM-ja në Vinicë për një vit ka humbur 2000 vota

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja në Vinicë për një vit ka humbur 2000 vota

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:31
OBRM-PDUKM

Në një konferencë për shtyp Komiteti Komunl i OBRM-PDUKM-së thanë se “të dielën, qytetarët e Komunës së Vinicës treguan ndërgjegje të lartë demokratike dhe patriotike që nuk e përkrahën marrëveshjen nga Novaci për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, identitetit, historisë dhe traditës”.

Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët zëshëm thanë jo shitjes së interesave kombëtare në llogari të karrierës politike të Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit.

Ata shtojnë se LSDM-ja në Vinicë për një vit të plotë ka humbur thuajse 2000 vota. KK i OBRM-PDUKM-së thotë se dalje prej 24% ose 3629 vota për, në krahasim me 5570 votat të cilat LSDM-ja në Vinicë i kishte në zgjedhjet lokale vitin tjetër është sinjal i qartë se e humbin përkrahjen e popullit.

“Besimi tek qytetarët nuk mund ta merrni me presion ndaj administratës, dhe presion në sektorin privat. Besimi fitohet me plotësimin e premtimeve para zgjedhjeve, dhe me punë me përgjegjësi”, thotë KK i OBRM-PDUKM-së i Vinicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat