Mbikëqyrësi i burgut të Shtipit kapet duke marrë ryshfet nga i burgosuri

Maqedonia

Mbikëqyrësi i burgut të Shtipit kapet duke marrë ryshfet nga i burgosuri

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Publike Shtip ngriti akuzë penale kundër B.B (30) nga Shtipi për shkak të dyshimeve të bazuar se ka kryer vepër penale “marrje e ryshfetit”.

“I akuzuari i punësuar si person zyrtar mbikëqyrës i Entit ndëshkimor-përmirësues Shtip gjatë muajit shtator të këtij viti nga personi i burgosur ka kërkuan para në vlerë prej 150 eurove që t’i jep telefon mobili të akuzuarit edhe pse nga ana e drejtorit të Entit ndëshkimor-përmirësues Shtip ka pasur urdhër ku ndalohet futja dhe shfrytëzimi i telefonave mobile nga ana e personave të dënuar”, thonë nga MPB-ja.

Ata shtojnë se i burgosuri ka paraqitur te drejtori se personi B.B secilën ditë ka ushtruar presoni ndaj t’i sjell prodhime të shumta dhe t’i jep para, me çka është paraqitur në MPB.

“Më 05.10.2018 i paraqituri ka marrë 150 euro nga i burgosuri, para që janë përpunuar nga krim teknika, me çka menjëherë është arrestuar”, shtojnë nga MPB.

Gjyqtari i ka shqiptuar personin B.B paraburgim prej 30 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat