Takim i OBRM-PDUKM-së me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Maqedonia

Takim i OBRM-PDUKM-së me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:58
Pamje nga takimi

Në një kumtesë të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me partitë politike nga koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë'”.

Në takim, siç thonë nga kjo parti, është biseduar për gjendjen aktuale politike, për referendumit si dhe pë periudhën që vjen.

Ata theksojnë se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” vlerësoi se marrëveshja e Zaevit me Greqinë është refuzuar nga qytetarët të cilët në mënyrë të qartë u deklaruan kundër referendumit, të gjithë ata që votuan kundër dhe të gjithë ata që duke abstenuar vendosën të mos përkrahin.

Në kumtesë thuhet se Qeveria përjetoi debakël dhe e humbi legjitimitetin e popullit dhe se këtë mesazh nga qytetarët duhet ta ndjek dhe respektojë Qeveria, partitë politike dhe Kuvendi bashkërisht me të gjithë përfaqësuesit e popullit.

“Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ dënon parregullsitë gjatë deklarimit në referendum të organizuar nga qeveria. Dënohen të gjitha aktet e mbushjeve të kutive, presioneve, kërcënimeve dhe kanosjeve të administratës, votimit grupor, paraqitja e rrejshme, shqetësim në numrat privat telefonik të anëtarëve të opozitës nga qendra të organizuara, pas së cilës ekziston dyshimi se qëndron pikërisht LSDM-ja dhe shumë parregullsi tjera. Madje edhe këto presione brutale Qeveria nuk arriti ta shtyjë marrëveshjen me Greqinë dhe përjetoi debakël”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata theksojnë se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” thotë se përgjegjësi duhet të ketë për këto parregullsi të mëdha dhe keqpërdorime të cilat nuk duhet të përsëriten.

Ky koalicion, siç thonë nga OBRM-PDUKM-ja qëndron pas kërkesave që të formohet qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, dhe të zgjidhet një Prokuror Publik me propozimin e opozitës, dhe të formohet komision hetimor parlamentar e cila do të vërtetojë përgjegjësitë për keqpërdorimet gjatë deklarimit në referendum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat