LSDM: OBRM-PDUKM-ja të deklarohet nëse është për BE dhe NATO

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të deklarohet nëse është për BE dhe NATO

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 19:16
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “kryesia e OBRM-PDUKM-së në vend së të fshihet pas konferencave të pakuptimta për shtyp të deklarohet nëse nëse janë për BE dhe NATO, policia punon në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale”.

“Kryesia e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, shpik raste të pa qena . Me to, nuk mund ta fshehin kriminalitetin e Nikolla Gruevskit as t’i sigurojnë amnisti”, thonë ngas LSDM.

Sipas LSDM-së kryesia e OBRM-PDUKM-së nuk duhet të fshihet pas konferencave për shtyp që janë boshe dhe të pakuptimta por të deklarohet në mënyrë të qartë nëse është për BE dhe NATO apo kundër.

“Procedura gjyqësore të shumta tregojnë se si bërthama e Nikolla Gruevskit për 11 vite në mënyrë sistematike i vidhte dhe varfëronte qytetarët, përderisa ardhmëria e Maqedonisë mbahej peng, e izoluar , kumtojnë nga LSDM duke shtuar se pa braktisjen e bërthamës dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së për finalizimin e hapit që çon drejt BE-së dhe NATO-s në Kuvend, Mickoski mbetet në anën e Gruevskit, në anën e kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, në anën e izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat