Ish-diplomati shqiptar porosi për Zaevin: Je vonë! - Bota Sot
Ish-diplomati shqiptar porosi për Zaevin: Je vonë!

Maqedonia

Ish-diplomati shqiptar porosi për Zaevin: Je vonë!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:34
Zoran Zaev

Ish-diplomati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Arsim Zekolli ka vazhduar me kritika në adresë të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

“Nëse Zaev do të bënte spastrim të ministrave në qeverinë e tij, menjëherë pas dështimit të referendumit, argumentet e drejtuara ndaj opozitës “për të mirën e vendit” do të mbanin. Kështu, ai kërkon ndryshim dhe viktimizim nga të gjithë- përveç atij dhe njerëzve të tij. Kjo është joserioze”, theksoi ish-diplomati Zekolli, informon INA.

Ai është ndër të paktët në Maqedoni që paralajmëroi dështimin e referendumit për emrin që u zhvillua më 30 shtator, me argumentet se faji qëndron tek Qeveria e dështuar, e cila nuk ka rezultate në qeverisjen e saj dhe politikat e gabuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera