Romët në numër të madh regjistrohen në fakultet

Maqedonia

Romët në numër të madh regjistrohen në fakultet

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Numri i studentëve romë t arsimit të lartë po rritet, thotë shoqata rome “Verizitas” ku studentët romë nga fakultete të ndryshme në gjithë Maqedoninë përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre gjatë studimeve, arritjeve të tyre akademike dhe kapacitetet personale.

Kenan Tair nga Shkupi është në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe thotë se nëse diplomon në muajin janar, ashtu siç planifikon ai, me siguri do të jetë i diplomuari i parë rom në këtë fakultet.

Mësimet joformale dhe shkathtësitë i ka marrë përmes projekteve Roma Verzitas, ku studentëve romë përmes tutorisë, menotrimit, bibliotekave dhe mjeteve të tjera u ofrohen mbështetje akademike dhe informale, si dhe mbështetja për zhvillimin personal.

Statistikat nga kjo shoqatë thonë se në vitin shkollor 2017/18 janë regjistruar 235 studentë romë në fakultetet maqedonase dhe në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2018, studentët romë më së shumti dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Filozofisë, mjekësi, filologjik, pedagogjik dhe në Fakultetin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat