Xingo me thirrje ndaj deputetëve të tij: Mos votoni për ndryshimin e emrit

Maqedonia

Xingo me thirrje ndaj deputetëve të tij: Mos votoni për ndryshimin e emrit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:23
Ljubisav Ivanovski – Xingo

OBRM-PDUKM-ja i forcoi qëndrimet e tyre kur është në çështje votimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Partneri i tyre i koalicionit, Partia Socialiste e Maqedonisë premton se deputetët e tyre nuk do të kalojnë në anën e shumicës parlamentare. Sipas informacioneve të “Nezavisten”, kryetari Ljubisav Ivanovski – Xingo ju urdhërua deputetëve që të mos votojnë ndryshimet kushtetuese.

Dy prej tyre, Sllobodanka Aviroviq dhe Ljupço Domovski kanë punë indirekte me Prokurorinë Speciale, prandaj mendohej në opinion se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Qeverinë.

Nga OBRM-PDUKM-ja i demantojnë dhe informacionet nga një pjesë e mediave të afërta me pushtet se po bisedohet me gjashtë deputet, të cilët, dëshirojnë të kalojnë në shumicën parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat