Gruevski ka një kërkesë të rëndësishme për partinë e tij - Bota Sot
Gruevski ka një kërkesë të rëndësishme për partinë e tij

Maqedonia

Gruevski ka një kërkesë të rëndësishme për partinë e tij

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:28
Ish- kryeministri i Maqedonisë dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Ish- kryeministri i Maqedonisë dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, eporositi partinë e tij se nuk guxon të shantazhohet, sepse siç shkruan, nëse VMRO-DPMNE është e shantazhuar, është e shantazhuar edhe Maqedonia.

Ai shkroi se do të luftojë sa të mundet kundër kësaj “përndjekjeje politike” edhe me çmim të dinjitetit të tij, lirisë e jetës.

Gruevski thotë fëmijët e tij kur do të rriten dhe kur do të mësojnë për luftën dhe idealet e tij, do të kuptojnë drejt gjithçka.

“Edhe pse besoj se edhe pa këtë paralajmërim timin VMRO-DPMNE-ja nuk do ta bëjë të kundërtën, megjithatë, dua të dërgoj një mesazh në partinë time, ndërsa në lidhje me ndjekjen politike kundër meje të publikuar këto ditë nga Gjykata e Apelit në Shkup, në lidhje me furnizimin e veturës para gjashtë viteve. Nëse nga ju, kushdo qoftë dhe në çfarë do lloj forme kërkon të bëjë edhe hapin më të vogël që do të ishte në dëm të shtetit dhe interesave shtetërore, si udhëheqës shumëvjeçar i Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonas dhe si ish-kryetar i partisë së VMRO-së, dhe deputet aktual, Ju lus të mendoni, pa asnjë hezitim, ta hidhni propozimin e tillë të pahijshëm”, ka shkruar Gruevski ndër të tjera në Facebook.

Ai shtoi se kur në vitin 2003 vendosi ta ndërmarrë udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së ka qenë i vetëdijshëm si në sfida, ashtu edhe në rreziqe të jetë në krye të partisë dhe organizatës, që është bartës kryesor i maqedonizmit, sovranitetit të shtetit, mbrojtës i interesave të popullit maqedonas dhe i gjithë qytetarëve që jetojnë në të.

“Mbi ne rëndojnë sfida të vështira. Duhet të ballafaqohemi me to dhe gjithmonë në vend të duhur të na bëhet mënyra e përgjithshme e interesit të përbashkët për shtetin tonë, popullin dhe kombin tonë. Rreziqet dhe sfidat individuale, nuk guxojnë të vënë në pyetje të mëparshmen. VMRO-DPMNE patjetër duhet të bart vendime që janë më të mira dhe të drejta për Republikën e Maqedonisë, kombin maqedonas dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedoni”, shkruan Gruevski.

Ish-lideri i VMRO-së shkruan se pothuajse 15 vite ka dhënë gjithçka nga forca e tij, deri në atomin e fundit që t’i ndihmojë Maqedonisë të shkojë përpara dhe populli të ketë jetë më të mirë. Dhe misionin e tij, siç thotë ai, e ka kryer me nder, përgjegjësi dhe dinjitet.

“Në pushtet vihet dhe shkohet. Në burg  hyhet dhe dilet. Paratë fitohen dhe harxhohen. Përkrahja politike fitohet dhe humbet. Mandati fillon dhe baron. Por, kur humbet dinjiteti, humbet përgjithmonë. Atë e humbin ata që me urrejtje më ndjekin dhe nuk mund të qetësohen se nuk mund të më shkelin, edhe pse provuan gjithçka, do t’ju vijë fundi edhe atyre”, shkroi mes tjerash ish-kryeministri Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...