Samaras: Me marrëveshjen e Prespës ju dhamë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas

Maqedonia

Samaras: Me marrëveshjen e Prespës ju dhamë kombin, gjuhën dhe identitetin maqedonas

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:03
Antonis Samaras

“Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë kam mbështetur, se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas”, tha ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në hapjen solemne të Panairit tregtar dhe afarist në qytetin grek.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë, 

“Gjegjësisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën me udhëheqjen me çështjen e emrit nga qeveri të ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ka pranuar ta njihet kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas. Askush”, tha Samaras.

Ish-kryeministri grek, ndërsa tani deputet i “Demokracisë së Re” theksoi se partia opozitare, “siç edhe ka publikuar lideri i saj Kiriakos Mitsotakis nuk do të votojë për ratifikim, as si Qeveri as si opozitë”.

Samaras shtoi se është i sigurt se në të ardhmen “Greqia do të lirohet nga obligimi shumëvjeçar i marrëveshjes”, duke e përsëritur qëndrimin e Micotakisit, që negociatat të fillojnë nga fillimi.

Duke folur për perspektivën evropiane, ai tha se Greqia nuk mund të heqë dorë nga e drejta të negociojë me Shkupin për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat