Transportuesit e nxënësve në Manastir në protesta para komunës

Maqedonia

Transportuesit e nxënësve në Manastir në protesta para komunës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:04
Manastir

Sot në mëngjes transportuesit në Manastir duke parkuar makinat e tyre para ndërtesës së Komunës së Manastirt, kanë protestuar në lidhje me problemet me transportin e nxënësve.

Ata thonë se janë të pakënaqur nga tarifat me të cilat duhet të transportojnë nxënësit.

Nga Komuna e Manastirut thonë se protestat e transportuesve janë të panevojshme dhe të pabaza dhe se pika e sotme do të largohet nga rendi i ditës në seancën e këshillit.

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Manastirit, e cila është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të pranishëm do të jenë edhe transportuesit të cilët sot protestuan para komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat