Maqedoni, vendimi për zgjedhje deri në fund të javës

Maqedonia

Maqedoni, vendimi për zgjedhje deri në fund të javës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:37
Ilustrim

Në rast se partitë maqedonase nuk arrijnë të merren vesh për zgjedhje të parakohshme parlamentare për në datën 25 nëntor dhe të cilat duhet të shpallen para datës 10 tetor, atëherë data të tjera të mundshme janë 2 ose 9 dhjetor.

Jo zyrtarisht burimet partiake njoftojnë se në diskutimet mes partive, është duke u shqyrtuar mundësia për Qeveri teknike prej 45 deri 60 ditësh. Vendim konkret pritet të merret deri në fund të javës dhe nëse vendoset për zgjedhje të reja, ata do të shpallen të hënën në datën 15 tetor.

Njëkohësisht nëse shpallen zgjedhje, në po të njëjtën seancë do të vendosen në rend dite edhe ligjet të cilat kanë mbetur në procedurë parlamentare. Zyrtarisht partitë nuk i konfirmojnë këto afate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat