Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike

Maqedonia

Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:02
Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, ka dërguar letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën e akuzon për qeverisje kriminale dhe frikë nga zgjedhjet fer dhe demokratike.

Mickoski në letër thekson se LSDM ka pasur mundësinë që të tregojë se lufta kundër krimit ka qenë prioritet për qeverinë e tyre, ndërsa në vend të kësaj sipas Mickoskit, Zaev ka treguar tre punë.

“E para përmes mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e një prokurorie të pavarur, ai është bërë mbrojtës i krimit, padrejtësisë dhe joligjshmërisë në këtë shtet. E dyta, me atë që nuk largohet nga marrëveshja e dëmshme, Zaev nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe mesazhin e tyre në referendum. Marrëveshja përmes së cilës Zaev dëshiron ta shtyjë me zor shtetin dhe popullin, është tentim për të shpëtuar karrierën e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia. Dhe e treta, me mospranimin e propozimit që ia dhashë, Zaev dhe qeveria tregojnë se frikësohen nga zgjedhjet fer dhe demokratike, pasi e dinë se populli do ta bëjë të veten dhe do të mposhten”, shkruan Mickoski në Facebook.

Ai në fund i kërkon kryeministrit Zoran Zaev që edhe një herë të mendojë, pasi sipas tij, nuk është e njëjtë kush në cilën anë është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat