Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në debatin e sotshëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale” deklaroi se “Kuvendi duhet të zgjidh nëse do ta ndjek vullnetin e popullit”.
“Dalja në referendum ishte afërsisht 37% edhe pse kishin Kodin Zgjedhor ku parashikon census, megjithatë, 609 mijë qytetarë apo 91% thanë “po”. Kjo është shumica dhe këta duan Maqedonia të ec përpara, të miratohet marrëveshje me Greqinë dhe të, anëtarësohemi në NATO dhe fillojmë bisedimet me BE-në. Realiteti unë është se nuk mund të shmangim kontestin e emrin në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kuvendi duhet të zgjidh nëse do ta ndjek vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse duam përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë çelës”, tha Dimitrov.
Sipas tij, rruga e vetme kur shumica qytetarëve janë deklaruar “për” në disa zgjedhje janë ata të vitit 1994 kur Kiro Gligorov u zgjedh për kryetar shtetit.
Dimitrov, mes tjerash ceku se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i fundit.