Zaev deputetëve të Kuvendit: Është koha për vendim historik - Bota Sot
Zaev deputetëve të Kuvendit: Është koha për vendim historik

Maqedonia

Zaev deputetëve të Kuvendit: Është koha për vendim historik

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:35
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë që të marrin hapa të rëndësishëm në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat janë propozuar dje nga qeveria.

Zaev me mesazhin “Është koha” i fton deputetë që të votojnë për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë deputetët kanë detyrë historike të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së, e cila kalon përmes marrëveshjes Maqedoni-Greqi”, shkruan Zaev.

Përndryshe, Qeveria dje në Kuvend dorëzoi propozim-ndryshimet për ndryshimin e Kushtetutës, që parashihen në marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës./Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...