Ndryshimet kushtetuese, Zaev ndjehet i relaksuar dhe optimist

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese, Zaev ndjehet i relaksuar dhe optimist

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:09
Zoran Zaev

Qytetarët të cilët vendosën të marrin pjesë në referendum, me mbi 90 për qind paraqesin udhërrëfyes të qartë se kah duhet të lëvizë Maqedonia.

Tani punët kalojnë në institucionet e sistemit. Qeveria dje e hapi nismën për ndryshime kushtetuese dhe kjo çështje që dje hyri në Kuvend.

“Pres që Parlamenti sot apo nesër ta fillojë procedurën para Komisionit kushtetues për hapjen e debatit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm të titulluar: “Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në Evropë”, të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkup 2018.

“Serioziteti i të kuptuarit se pa marrëveshje me Greqinë nuk ka integrim në BE dhe në NATO përfundimisht është konfirmuar dhe nuk ka dilema. Ne duhet të drejtohemi para përgjegjësisë së kohës që e jetojmë. Përgjegjësinë për vendin dhe për qytetarët është punë më e rëndësishme para së cilës jemi të drejtuar, ndërsa pastaj janë punët tona sekondare – çfarë rejtingu kemi, nëse do të na zgjedhin sërish në zgjedhje. Nga ky aspekt unë besoj shumë në Parlamentin tonë se do të mbisundojë elementi progresiv, madje dhe për çështjen seriozisht të ndjeshme”, tha Zaev.

Ai deklaroi se është i relaksuar dhe është optimist në prag të debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese se ata do të kalojnë në “pikën e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat