Zaevi optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë "me të parën" - Bota Sot
Zaevi optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë "me të parën"

Maqedonia

Zaevi optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë "me të parën"

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:32
Zoran Zaev

Qytetarët të cilët vendosën të marrin pjesë në referendum, me mbi 90 për qind dhanë udhëtregues të qartë ku duhet të lëvizë Maqedonia. Tani punët kalojnë në institucionet e sistemit. Qeveria dje e hapi nismën për ndryshime kushtetuese dhe kjo që dje hyri në Kuvend. Pres që Parlamenti sot apo nesër ta fillojë procedurën para Komisionit kushtetues për hapjen e debatit, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm të titulluar: "Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në Evropë", të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkup 2018.

"Kjo që po ndodh këtu në Maqedoni me vendime të këtilla të rëndësishme dhe serioze dhe diferencim në dy drejtime edhe në garniturën në pushtet dhe në strukturën opozitare - progresive dhe regresive. Serioziteti i të kuptuarit  se pa marrëveshje me Greqinë nuk ka integrim në BE dhe në NATO përfundimisht është konfirmuar dhe nuk ka dilema. Ne duhet të drejtohemi para përgjegjësisë së kohës që e jetojmë. Përgjegjësinë për vendin dhe për qytetarët  është punë më e rëndësishme para së cilës jemi të drejtuar, ndërsa pastaj janë punët tona sekondare - çfarë rejtingu kemi, nëse do të na zgjedhin sërish në zgjedhje. Nga ky aspekt unë besoj shumë në Parlamentin tonë se do të mbisundojë elementi progresiv, madhe dhe për çështjen seriozisht të ndjeshme", tha Zaevi.

Ai theksoi se është i relaksuar dhe është optimist në prag të debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe se ato do të kalojnë "me të parën".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...