MPPS: Nëse vërtetohen sjelljet joadekuate ndaj fëmijëve, do të ketë dënime në kopshtin “Buba Mara”

Maqedonia

MPPS: Nëse vërtetohen sjelljet joadekuate ndaj fëmijëve, do të ketë dënime në kopshtin “Buba Mara”

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përfunduar kontrollin e jashtëzakonshëm inspektues në kopshtin “Buba Mara” në Liciçe të Re, të realizuar dje me kërkesë me shkrim të prindit.

Gjatë kontrollit, përveç që janë marr deklarata me shkrim nga drejtori, psikologu dhe pedagogu, MPPS e detyroi udhëheqësinë e kopshtit që sa më shpejtë ta zbardh rastin.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kumtesën e sotme thekson se po punon me përkushtim në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e fëmijëve dhe se nëse vërtetohet autenticiteti i këtij rasti, të gjithë do të sanksionohen menjëherë.

“MPPS nuk do të tolerojë çfarëdo lloj sjelljeje joadekuate me fëmijët e kopshteve, sepse secili fëmijë është i rëndësishëm për ne. Në interes të raportimit të drejtë, MPPS i sugjeron mediat që të jenë në komunikim me udhëheqësinë e kopshtit ‘Buba Mara’, e cila tashmë punon në hetimin e plotë të rastit. Gjithashtu udhëheqësia është në komunikim të vazhdueshëm me prindërit e fëmijëve me të cilët për sot pasdite është caktuar mbledhje prindërore”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Kontrolli i jashtëzakonshëm në kopshtin “Buba Mara” ishte zbatuar pasi që në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) prindi i një fëmije i cili viziton këtë kopsht kishte dërguar letër në të cilën thuhet se edukatoret sillen në mënyrë joadekuate me fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat