Ushtarët shtinë në ajër për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Maqedoni - Bota Sot
Ushtarët shtinë në ajër për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Maqedoni

Maqedonia

Ushtarët shtinë në ajër për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Maqedoni

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Ushtarët maqedonas në kufirin me Greqinë shtinë me armë në ajër për të parandaluar një grup emigrantësh të hyjnë ilegalisht në vend.

Sipas mediave lokale, një emigrant u arrestua, ndërsa të tjerët u kthyen në territorin grek.

Ushtria e Maqedonisë ka specifikuar se incidenti ndodhi pranë rrugës rajonale nga Gjevgjelia në fshatin Moin, ku një patrullë ushtarake në fushën e një ferme pa një grup emigrantësh që kaluan ilegalisht vijën kufitare.

Pasi pjesëtarët e ushtrisë maqedonase shtinë me armë, emigrantët e paligjshëm u kthyen në territorin grek, ndërsa një i paraburgosur u mor dhe iu dorëzua policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...