Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel, Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO - Bota Sot
Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel, Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel, Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Republika e Maqedonisë më 18 dhe 19 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel zyrtarisht i fillon bisedimet për anëtarësim në Aleancë.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, në seancën e djeshme të Qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për formimin e Komitetit Punues që është përgjegjës që t’i zbatojë bisedimet për anëtarësim.

Ai theksoi se Maqedonia është e përkushtuar plotësisht për këto bisedime dhe theksoi se delegacioni zyrtar i Qeverisë në të cilin do të ketë anëtarë nga disa institucione dhe dikastere ministrore do ta kryesojë koordinatori kombëtar Stevo Pendarovski.

“Ne jemi të gatshëm plotësisht dhe Komiteti Punues për Integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO punon tashmë një kohë të gjatë”, tha Boshnjakovski.

Ai shtoi se proceset zhvillohen paralelisht për anëtarësim të plotë dhe theksoi se për anëtarësim të plotë nevojitet edhe implementim i plotë i Marrëveshjes së Prespës, së pari në Parlamentin e Maqedonisë, gjegjësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese, e pastaj edhe ratifikimin e tij në Parlamentin në Athinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...