Trajko Veljanoski: Nuk do të ketë shumicë për ndryshimin e Kushtetutës

Maqedonia

Trajko Veljanoski: Nuk do të ketë shumicë për ndryshimin e Kushtetutës

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:05
Trajko Veljanovski

“Nuk keni dy të tretat e shumicës për ndryshim të Kushtetutës, dhe ju vetëm vazhdoni me procesin”, tha sot deputeti i OBRM-PDUKM-së Trajko Veljanovski, në seancën e Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvend, ku debatohet për ndryshimet kushtetuese.

“Vullneti i shumicës së popullit që u shpreh përmes mosdaljes në referendum është imperativ për çdo deputet. Nuk kam mandat ta ndryshoj Kushtetutën, pasi është në kundërshtim me vendimin në referendum”, tha Veljanoski, i cili u duartrokit nga deputetët tjerë të partisë së tij.

Më herët, Veljanoski tha se opozita, opinioni akademik dhe presidenti i shtetit kanë qenë të çkyçur nga bisedimet me Greqinë.

“Në vend të debateve publike, ka pasur negociata sekrete, në vend të konsensusit dhe bashkimit marrëveshja ka ndarë shoqërinë tonë”, tha Veljanoski.

Ai shtoi se për qeverinë më e rëndësishme ka qenë koha për marrëveshjen, se sa përmbajtja e saj.

Diskutimi në Komisionin për çështje kushtetuese për propozimin e qeverisë për ndryshim të Kushtetutës mund të zgjasë 10 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat