Fatime Fetai-Gruevskit: Të ka ardhur koha - Bota Sot
Fatime Fetai-Gruevskit: Të ka ardhur koha

Maqedonia

Fatime Fetai-Gruevskit: Të ka ardhur koha

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:08
Pamje nga seanca

Prokurorja Speciale Fatime Fetai, në seancën e sotme për lëndën “Dhuna në Qendër”, i ka thënë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski se “po i afrohet koha”.

Gruevski në seancën e sotme, duke qeshur tha se prokurorja Fatime Fetai flet pa mos marrë të drejtën e fjalës, ndërsa gjykatsja ju përgjigj se ajo është prokurore dhe ka të drejtën e fjalës.

“Shumë jeni të disponuar duke pasur parasysh se ju afrohet koha”, i tha Fetai, ndërsa Gruevski ju përgjigj se nuk duhet të shqetësohet shumë për disponimin e tij.

Pas diskutimeve mes Fetait dhe Gruevskit gjykatësi bëri thirrje për qetësi në seancë, ndërsa disa nga të akuzuarit ju drejtuan opinioni me fjalët “hajde, publikojeni edhe këtë tani”.

Përndryshe, seanca e radhës për lëndën “Dhuna në Qendër” në të cilën mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, është caktuar për më 16 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat