PPE mund ta përjashtoj OBRM-PDUKM-në nga radhët e saj

Maqedonia

PPE mund ta përjashtoj OBRM-PDUKM-në nga radhët e saj

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:54
Foto

OBRM-PDUKM mund të përjashtohet nga familja e saj evropiane nëse vazhdon të të sillet në mënyrë jokonsistente ndaj marrëveshjes së Prespës, informojnë anëtarët e Partisë Popullore Evropiane.PPE, është grupi më i madh dhe me më ndikim politik në Bashkimin Evropian, në të marrin pjesë të gjithë partitë demokristiane nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate. Burimet nga kjo parti thonë për AIM se sjellja e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së shkakton zemërim të madh në mesin e anëtarëve më të lartë të PPE-së.

Të dielën, kreu i PPE-së, Joseph Doll nëpërmjet telefonit ka biseduar me udhëheqësin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovskin. Dole në “mënyrë jashtëzakonisht jodiplomatike dhe strikte” paralajmëroi Mickovskin se nëse OBRM-PDUKM nuk lejon një debat demokratik mbi miratimin e marrëveshjes së Prespës, partia “do të duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për të gjitha pasojat me të cilat do të përballet vendi”.

Diplomatët në Bruksel janë të shqetësuar se pa marrëveshjen e Prespës, Maqedonia do të jetë e izoluar edhe politikisht edhe ekonomikisht dhe se do të përballet me rrezik të rënies së demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat