PSP hap gjashtë hetime të reja

Maqedonia

PSP hap gjashtë hetime të reja

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:54
PSP

Në këto hetime bëhet fjalë për dyshim i arsyeshëm për dëmin e shkaktuar financiar të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumën prej gati 80 milionë eurosh. Përmbajtja e hetimeve është shpjeguar shkurtimisht, njoftojnë nga PSP.

Bëhet fjalë për rastet të emëruara me titull “Dhurata”, “Propaganda”, “Dizajn”, “Harmonia”, “Stacione Baz”, “Pacienti”.

Për rastin “Dhurata”, të dyshuarit janë Zoran Stavreski, Ministri i Financave dhe Mile Janakieski, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, morën pjesë në ekzekutimin së bashku me të dyshuarin Krste Milladinov, Drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012-korrik 2014, duke përdorur me vetëdije pozitat zyrtare dhe kompetencat edhe për kompaninë ruse OAD Stroytransgas nga Moska e cila ka pasur përfitime të paligjshme të pronës në shumë prej 2.008.877.000,00 denarë, që është afër 33 milion euro dhe në të njëjtën sasi kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Për rastin “Propaganda” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Aco Misajlloski, Emil Parnadgjiski, Vlladisllav Stajkoviq, Sashe Stojanovski, Elena Kolishevska, Marjan Cvetkovski dhe Zahariya Vullgarakis, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale – shoqërimi kriminal dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe kompetencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat